Pse ka rënë numri i testimeve ditore?

Prishtinë | 13 Pri 2021 | 20:25 | Nga Ekonomia Online

Ditëve të fundit është vërejtur se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka zvogëluar testimet.

Vetëm gjatë shtatë ditëve të fundit, 8 prilli është dita kur u kryen më së shumti testime, mbi 5mijë sosh.

Mirëpo, dy ditëve të fundit shifra e mostrave të përpunuara arrin mbi 3 mijë.

E, për këtë opozita ka kritikuar pushtetin e tanishëm, duke aluduar që rënia e rasteve pozitive po vjen për shkak të zvogëlimit të testimeve.

Derisa nga Shoqata për të drejtat e pacientëve thonë se IKSHPK dhe MSH duhet të jenë transparent sa i përket punës së testimeve dhe të tregojnë nëse ka mungesë të testeve, teksa theksojnë se masat e reja nuk kanë qenë të planifikuara mirë dhe se po mungon respektimi i tyre.

“Bashkëpunimi mes qytetarëve dhe institucioneve ka humbë”, tha Besim Kodra nga PRAK.

E nga Ministria e Shëndetësisë u tha se nga Instituti analizohen mostra aq sa ka kërkesa dhe sipas gjurmimit te rasteve te kontaktit dhe të dyshimta.

Megjithëkëtë, kujtojmë që nga 22 marsi IKSHPK ka marrë vendim që testimet të kryhen vetëm për ata qytetarë që posedojnë udhëzim dhe kanë indikacione.

Të ngjashme