Pse nuk preferonte ish-presidenti Rugova që të punonte në objektin e Kuvendit, tregon djali i tij

Prishtinë | 21 Jan 2022 | 17:49 | Nga Ekonomia Online

Mendim Rugova, djali i presidentit historik Ibrahim Rugova ka dhënë një rrëfim ekskluziv lidhur me jetën dhe veprimtarinë e presidentit.

Ai ka treguar edhe arsyen pse Rugova i ka kryer detyrat e presidentit nga rezidenca e tij, e jo nga objekti i Kuvendit ku gjendet Zyra e Presidentit.

Mendimi tha se Rugova nuk e ka dashur objektin e Kuvendit për shkak se më parë aty kanë qenë të vendosur zyret e ish-regjimit, shkruan Gazeta Express.

“Më shumë e ka preferuar këtë ambient se Kuvendi i Kosovës i ka zgjuar, si të them kujtime jo të mira, po mendoj që kanë qenë organizmat e ish-sistemit. Prandaj nuk e ka preferuar dhe ka qëndruar këtu. Nuk e ka dashur atë objekt”, ka thënë ai.

Të ngjashme