Psikologja kosovare thotë se situata me pandeminë është bërë e padurueshme për personat me ndjeshmëri të lartë emocionale

Prishtinë | 13 Kor 2020 | 08:43 | Nga Ekonomia Online

Që nga 13 marsi me konfirmimin e rasteve të para me koronavirus në Kosovë, sikurse edhe në vendet e tjera të botës mënyra e jetesës për të gjithë nisi të ndryshojë.

Maskat, dorëzat u bënë pjesë e pandashme e përditshmërisë bashkë me kufizimet e lëvizjes për të parandaluar përhapjen e pandemisë.

Por, si ka ndikuar kjo situatë tek qytetarët si dhe tek gjendja emocionale e tyre?

Lidhur me këtë psikologja Lule Alidema ka folur për Klankosova.tv me ç`rast ka thënë se Covid-19 ka bërë një kthesë  të madhe në stilin e jetës së qytetarëve pa i kursyer të gjitha sferat e jetës.

Alidema potencon se përballja me këtë virus e ka çrregulluar aspektin emocional të njerëzve.

“Patjetër se po, sepse kemi të bëjmë me një virus-pandemi, që përfshiu thuajse të gjithë globin. Është virus i panjohur, sikur për gjithë botën ashtu edhe për ne. Ne nuk e dimë çfarë është, sa zgjatë dhe kënd prekë saktë, sepse ky virus nuk zgjedhë moshë as gjini. Ajo që rritë frikën në njerëz është se nuk ka kundër medikament për ta luftuar!”

“Sigurisht se kjo pandemi preku, apo ndryshoi shumë gjëra në mënyrën e jetës tonë. Vet idea se kemi ende mes nesh Covid-19 mund të them se gjithçka është ndryshe nga më parë. Duke filluar nga distancimi social, pamundësi takimesh, pamundësi aktivitetesh etj”.

“Të gjitha këto mund të them se deshëm apo jo, përbëjnë një kthesë ndryshe të jetës për secilin. Thjesht jemi të kufizuar në çdo aspekt, sidomos në atë psiqik! Fatkeqësisht kjo situatë preku më së shumti aspektin psikologjik/ emocional”.

Cila kategori e njerëzve e përballoi më me vështërsi situatën?

Ajo shtoi se situata e krijuar me pandeminë u bë më e papërballueshme për njerëzit me ndjeshmëri të lartë emocionale.

“Theksoj se kjo situatë u bë dukshëm më e papërballueshme për personat që patën ndjeshmëri më të lartë emocionale, ata me sëmundje kronike, ata që kishin më parë një histori sëmundje, të moshuarit etj”.

“Në aspekt emocional nuk mbetëm pa u çrregulluar asnjë, thuajse të gjithë njerëzit u prekën në këtë sferë sepse secili nga ne patëm frikë, stres, konfuzion, demotivim etj. Ajo që dëmton më tepër aspektin emocional është gjendja e të qënit konfuz për kohë të gjatë, sepse askush nuk dijti, nuk dinë, dhe nuk po dinë çka është, sa do të zgjasë, a do të bëhet diçka në asgjësimin e kësaj pandemie, dmth, nuk ka asnjë të dhënë të saktë në vijëmsi!

A frikësohen njerëzit nga izolimi?

Tashmë ne provuam izolimin. Të gjithë e pamë se çka do te thotë të jesh i izoluar, kufizuar brenda shtepisë. Besoj se askujt nuk i pëlqeu izolimi pavarësisht kushteve dhe rrethanave që ka brenda ambientit ku izolohet.

Frikë? Frika është e përgjithshme. Dyshoj se qëndron domosdo te secili përderisa pandemia ende është mes nesh!”.

A kërkuan, dhe kërkojnë njerëzit ndihmë psikologjike?

“Sigurisht se kishte shumë raste gjatë karantinimit që kërkuan ndihmë psikologjike, tashmë janë më të rralla, por ende ka. Mbase njeriu adaptohet pas një kohe edhe me diçka jo të mirë, mbase zgjatë një kohë bukur të gjatë”.

Psikologja kosovare thekson në pamundësi të ndryshimit të rrethanave njerëzit detyrohen të pranojnë ashtu si do që është situata, ashtu siç i servohet!

Këshilla dhe porosia juaj?

“Këshilla si të përballohet tashmë sikur jemi vetdijësuar në përgjithësi deri diku se si dhe çka neve na mbronë.

Të mos bëjmë panikë, të zbatojmë domosdo masat mbrojtëse, të vazhdojmë me aktivitetet si më parë por asnjëherë mos të harrojmë kujdesin për mbrojtje.

“Më mirë është ta parandalojmë se sa ta shërojmë”.

Lutje për gjithë; mos frekuentoni vende me numër të madh njerëzish, pra për asnjë moment mos të harrojmë se virusi është mes nesh”.

“Nuk ka diçka që na rrezikon nëse ne kemi kujdes! Mos u bazoni në çdo informacion që jepët në rrjete sociale. Ruajeni një balanc të aspektit psiqik, ngase virusi mund të jetë i përkohshëm ndërsa  çrregullimet mund të mbesin të përhershme”.

“Nëse ne kujdesemi mund të lirohemi nga kjo frikë që na ka përfshirë të gjithëve nga kjo pandemi. Nëse e neglizhojmë nuk përdorim masat e parapara për mbrojtje atëherë virusi do të bashkëjetoj me ne!”.

Të ngjashme