Publikimi i emrave të abuzuesve seksualë po cilësohet si metodë mesjetare dhe jo efektive

Prishtinë | 31 Maj 2021 | 08:49 | Nga Majlinda Ibrahimi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Krijimi i një regjistri publik me të dhënat e abuzuesve seksualë është e pamundur për kornizën ligjore të Kosovës, madje nga shoqëria civile dhe njohësit e çështjeve juridike thonë se është mënyrë primitive dhe jo efektive në trajtimin e këtyre rasteve, raporton Ekonomia Online.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Anton Nrecaj, këshilltar i lartë në Qendrën për Ndihmë Juridike dhe Zhvillim Rajonal, thotë se krijimi i një regjistri publik nuk është mënyra e duhur për t’i trajtuar abuzimet seksuale.

“Sa i përket pjesës dhe kërkesës e iniciativës që ka të bëjë me krijimin e një sistemit ku mund të publikohen emrat e personave të cilët kanë bërë vepra penale të abuzimeve dhe ngacmimeve seksuale, konsideroj që fillimisht është e pamundur, sepse ne nuk mund të kopjojmë sisteme të tjera, kornizën ligjore duhet t’ia adaptojmë mentalitetit të cilës jetojmë. Pastaj nëse një person është i akuzuar për një vepër penale për krime seksuale, ai i nënshtrohet një procesi gjyqësor dhe në bazën e saj ai e merr ndëshkimin. Prandaj të ekzistojë një listë e tillë është njëjtë si të linçohen personat qytetarët për një vepër të pahijshme, këto kohëra i takojnë kohërave të mesjetës ku personat të cilët kanë bërë vepra të pahijshme janë linçua dhe lëçit nga shoqëria për shkak se janë efekt i dëmshëm për shoqëri dhe infektojnë shoqërinë më imoralitet. Ne jetojmë në shekullin 21 dhe i nënshtrohemi standardeve evropiane dhe ndërkombëtare ku respektohen të drejtat e njeriut”. 

Tutje, Nrecaj thotë se edhe pamjet e abuzimeve seksuale nuk duhet të shfaqen në medie dhe rrjete sociale pasi është në kundërshtim me etikën e gazetarisë si dhe me Ligjet e Kosovës.

“…unë e shohë që kohëve të fundit kanë filluar të shfaqen pamjet në mediet sociale sidomos veprat e ngacmimeve sociale, e edhe të fëmijëve, ajo bie ndesh me etikën e gazetarisë dhe me legjislacionin në fuqi sepse pamjet e tilla nuk guxojnë të transmetohen… fëmijët janë të mbrojtur nga shfaqja e imazheve, pasi mund edhe të keqpërdoren. Identiteti i viktimës duhet të ruhet”.

Një numër i lartë rastesh të dhunës seksuale janë raportuar ditët e fundit në vend. Me këtë rast gazeta feministe “Grazeta” ka nisur një peticion drejtuar Kuvendit dhe Qeverisë duke bërë kërkesë që të vihet në funksion një regjistër publik i abuzuesve seksualë, si dhe të bëhen publike emrat e tyre. Sipas tyre, ky regjistër u jep mbrojtje të mbijetuarve të dhunës dhe minimizon mundësitë që akti i njëjtë të përsëritet.

Ndërsa, sipas aktivistes Leonida Molliqaj, nga Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion (QIKA), kjo formë nuk është efektive.

“Ka diskutime të ndryshme sesi duhet me u menaxhua ky problem apo sesi duhet me u zgjidh e me u parandalua. Një ndër këto ka qenë edhe peticioni për regjistrin publik ku do të vendoseshin emrat e të gjithë personave që dënohen për sulme seksuale. Përveç peticionit, është promovua ideja e publikimit të emrave edhe në qoftë se që nuk do të ishin pjesë e regjistrit. Arsyeja pse nuk e shoh si një prej mekanizmave i cili do të ndihmonte diskutimin apo zgjidhjen  çështjes së ngacmimeve seksuale janë dy, edhe qëndrimi im është parimor, që pavarësisht që e di që nisma ka pasë qëllim të mirë, mendoj që një formë e tillë e trajtimit të rastit përveç që nuk e ndihmon, mundet edhe me pengu atë. Për këtë i kam disa argumente, për shkak se mendoj në një lansimi i një regjistrit të tillë nuk ka tregua rezultate”.

Tutje, ajo thotë se  publikimi i regjistrave dërgon deri të linçimi i individit nga shoqëria. Prandaj, Molliqaj thotë se abuzuesit duhet të ndëshkohen nga mekanizmat ligjore, e jo nga një gjykim popullor.

“Të dhënat në Amerikë kanë tregu që nuk është forma e duhur për t’i trajtuar çështjet e sulmeve seksuale. Edhe ne vendet ku ka demokraci më të madhe nuk gjen zbatim kjo formë…”

“…Pra segregimi apo linçimi ka qenë kundër efektiv. Pra nëse ka linçim nga shoqëria dhe institucionet gjasat janë shumë më të mëdha me përsërit rastin sesa dikush që riintegrohen, riedukohet përmes politikave të shtetit të cilat do të duhet të ishin qëllim edhe i joni për përmirësim. Pra të mos keqkuptohemi, unë mendoj që secili person apo grup i individëve, i cili kryen krime çfarëdo lloj e sidomos krime seksuale duhet me u paditë dhe u dënua sipas ligjeve në fuqi. Kosova tashmë është pjesë e Konventës së Stambollit, i kemi të gjitha mekanizmat se si duhet me trajtua viktimën apo kryesit e veprës. Publikimi i emrave më shumë flet për një nevojë për ndëshkim publik dhe hakmarrje sesa vendosje të drejtësisë për vajzat dhe gratë”.

Molliqaj thotë se një metodë e tillë do të ndikonte edhe në raportimin e këtyre rasteve.

Përveç kësaj, ajo e cilëson këtë formë anti-feministe.

“Një argument tjetër, është që plotë gra nuk e raportojnë ngacmimin seksual pasi ngacmimet në vendet e vogla si Kosova vijnë nga njerëzit e afërt, pra vijnë nga anëtarët e familjes, profesorët, mjekët, personat tjerë të relacioneve familjare. Tash paramendoje sesi do të ndikonte në raportim, fakti kur ti e raporton një person të afërt dhe ai do të publikohet me fotografi e me të dhëna.. Përpos që nuk sjell efekt edhe si iniciativë është anti-feministe për shkak se feminizmin që besoj unë përfshin edhe burrat edhe gratë dhe nuk kanë për qëllim ndëshkimin e njerëzve, por besojmë në ndryshime shoqërore”.

Të ngjashme