Publikohen listat e fituesve në nivelin e shkollës për komunën e Prishtinës, Prizrenit, Deçanit e Mamushës

Prishtinë | 03 Qer 2019 | 12:28 | Nga Ekonomia Online

Me publikimin e rezultateve në  nivelin shkollor për komunat e Prishtinës, Prizrenit, Deçanit dhe Mamushës në kuadër të garës Nacionale në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik, Zyra e Koordinatorit Nacional për Kulturë , Rini dhe Sport sot përfundon publikimin e listave të kësaj faze. 

Nga të dhënat për nivelin shkollor, komuna e Prishtinës ka  fitues 1575 , komuna e Prizrenit 1032  fitues, komuna e Deçanit 364 fitues dhe komuna e Mamushës 58  fitues. Numri i përgjithshëm i fituesve në këtë garë, për këto komuna, është 3029.

Nga 29 komuna pjesëmarrëse, numri i fituesve vetëm për nivelin shkollor përfshin mbi 15, 000 fitues. 

Përmes Programit Nacional për Rininë, të  gjithë  nxënësit e Republikës së  Kosovës nga klasa e parë  deri në  të dymbëdhjetën, patën rastin të  jenë  pjesë  e garave, ku përmes shkathtësive krijuese, shfaqën talentet e tyre në fushat e Artit Muzikor, Artit Pamor, në Recitim/Teatër, Hartim/Poezi, Ese Hulumtuese dhe Debat.

Të  gjithë  nxënësit fitues të vendit të parë do të shpërblehen me certifikatë e cila ka një dedikim të veçantë nga shkrimtari Ismail Kadare.

Drejtoritë Komunale të Arsimit, mësimdhënësit, nxënësit si dhe shumë akterë tjerë kanë punuar shumë për të zbatuar suksesshëm vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 01/86 si dhe Marrëveshjen e Bashkëpunimit me kryetarët e komunave, e mbi të gjitha, për t’i dhënë hapësirën e merituar të gjithë nxënësve në sistemin parauniversitar.

Ditëve në vijim do të publikohen listat e fituesve për nivelin komunal të garës.

Gjeni të bashkëngjitur Listën e Fituesve të Garës Nacionale për Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik në komunat e lartcekura.

Prishtinë
https://knkrs.rks-gov.net/assets/cms/uploads/files/Prishtine-%20Lista%20e%20Fituesve%20Niveli%20Shkollor-%20KKMK.pdf

Prizren
https://knkrs.rks-gov.net/assets/cms/uploads/files/Prizren-%20Lista%20e%20Fituesve%20Niveli%20Shkollor-%20KKMK.pdf

Deçan
https://knkrs.rks-gov.net/assets/cms/uploads/files/Mamushe-%20Lista%20e%20Fituesve%20Niveli%20Shkollor-%20KKMK.pdf

Mamushë
https://knkrs.rks-gov.net/assets/cms/uploads/files/Mamushe-%20Lista%20e%20Fituesve%20Niveli%20Shkollor-%20KKMK.pdf

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme