Publikohen listat e fituesve për shkollat në Pejë, Istog, Gjilan, Vushtrri e Klinë

Prishtinë | 30 Maj 2019 | 09:17 | Nga Ekonomia Online

Në kuadër të garës së Kreativitet Kulturor dhe Mendimit Kritik, Zyra e Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport ka vazhduar publikimin e rezultateve për  nivelin shkollor, në komunat e Republikës së Kosovës.

Sipas të dhënave të përpunuara, që vijnë direkt nga shkollat, KNKRS bën shpalljen e rezultateve si në vijim: Komuna e Pejës ka 911 fitues, komuna Istogut 266 fitues, komuna e Gjilanit 759 fitues, komuna e Vushtrrisë dhe komuna e Klinës 473. Numri i përgjithshëm i fituesve në këtë garë, për këto komuna, është 2717.

Për herë të parë të gjithë nxënësit nga klasa e parë deri në të dymbëdhjetën patën rastin që nëpërmjet Programit Nacional për Rininë t’i shprehin aftësitë krijuese dhe fuqinë e mendimit nëpërmjet krijimeve kreativet në njërën na fushat e caktuara si: Art Muzikor, Art Pamor, Recitim/Teatër, Hartim/Poezi, Ese Hulumtuese dhe Debat.

Pas periudhës përgatitore për garën, të gjitha shkollat e Republikës së Kosovës garuan në nivelin shkollor,  për t’i përzgjedhur më të mirët për fushat përkatëse, e më pas për të vazhduar me fazat tjera atë komunale dhe republikane.

Vetëm në garën e Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit Kritik për nivelin e shkollës kemi rreth 14, 800 fitues nga 29 komunat pjesëmarrëse.

Të gjithë nxënësit fitues të vendit të parë do të shpërblehen me certifikatë e cila ka një dedikim të veçantë nga shkrimtari Ismail Kadare.

Gjithë kjo punë sigurisht se është bërë e mundur falë punës dhe përkushtimit të Drejtorive Komunale të Arsimit, mësimdhënësve, si dhe shumë akterëve tjerë për zbatuar vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 01/86 si dhe Marrëveshjen e Bashkëpunimit me kryetarët e komunave, e mbi të gjitha, për t’i dhënë hapësirën e merituar të gjithë nxënësve në sistemin parauniversitar.

Ditëve në vijim do të publikohen listat e fituesve për komunat tjera.

Gjeni të bashkëngjitur Listën e Fituesve të Garës Nacionale për Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik në komunat e lartcekura.

Pejë

https://knkrs.rks-gov.net/assets/cms/uploads/files/Peje-Lista%20e%20Fituesve%20Niveli%20Shkollor-KKMK.pdf

Istog

https://knkrs.rks-gov.net/assets/cms/uploads/files/Istog-Lista%20e%20Fituesve%20Niveli%20Shkollor-KKMK.pdf

Gjilan

https://knkrs.rks-gov.net/assets/cms/uploads/files/Gjilan-Lista%20e%20Fituesve%20Niveli%20Shkollor-KKMK.pdf

Vushtrri

https://knkrs.rks-gov.net/assets/cms/uploads/files/Vushtrri-Lista%20e%20Fituesve%20Niveli%20Shkollor-KKMK.pdf

Klinë

https://knkrs.rks-gov.net/assets/cms/uploads/files/Klin%C3%AB-Lista%20e%20Fituesve%20Niveli%20Shkollor-KKMK.pdf

Të ngjashme