Publikohen listat e nxënësve fitues në nivelin e komunal për gjashtë komuna

Prishtinë | 10 Qer 2019 | 15:26 | Nga Ekonomia Online

Pas publikimit të rezultateve në nivelin shkollor për të gjitha shkollat pjesëmarrëse në Republikën e Kosovës në kuadër të garës Nacionale në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik ku u shpallën rreth 15, 000 fitues, Koordinatori Nacional për Kulturë Rini dhe Sport sot nis me publikimin e listave të fituesve në nivelin komunal të garës.

Për herë të parë në Kosovë Programi Nacional për Rininë u ka ofruar rastin të  gjithë  nxënësve nga klasa e parë  deri në  të  dymbëdhjetën, të  jenë  pjesë  e garave Nacionale në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik, ku përmes shkathtësive krijuese, shfaqën talentet e tyre në fushat e Artit Muzikor, Artit Pamor, në Recitim/Teatër, Hartim/Poezi, Ese Hulumtuese dhe Debat.

Nga të dhënat për nivelin komunal të garës, komuna e Gjilanit ka 123 fitues,  komuna e Mitrovicës 76  fitues, komuna e Podujevës  89 fitues, komuna e Suharekës  93 fitues, komuna e Klinës 98 fitues dhe komuna e Kamenicës 34 fitues Numri i përgjithshëm i fituesve në këtë garë, për këto komuna, është 513

Nga 29 komuna pjesëmarrëse, numri i fituesve vetëm për nivelin shkollor përfshin mbi 2,000 fitues.

Të  gjithë  nxënësit fitues të vendit të parë do të shpërblehen me certifikatë e cila ka një dedikim të veçantë nga shkrimtari Ismail Kadare si dhe një set librash.

Drejtoritë Komunale të Arsimit, mësimdhënësit, nxënësit si dhe shumë akterë tjerë kanë punuar shumë për të zbatuar suksesshëm vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 01/86 si dhe Marrëveshjen e Bashkëpunimit me kryetarët e komunave, e mbi të gjitha, për t’i dhënë hapësirën e merituar të gjithë nxënësve në sistemin parauniversitar.

Ditëve në vijim do të publikohen listat e fituesve për komunat tjera.

Gjeni të bashkëngjitur Listën e Fituesve të Garës Nacionale për Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik në komunat e lartcekura.

Gjilan

https://knkrs.rks-gov.net/assets/cms/uploads/files/Gjilani.pdf

Mitrovicë

https://knkrs.rks-gov.net/assets/cms/uploads/files/Mitrovica.pdf

Podujevë

https://knkrs.rks-gov.net/assets/cms/uploads/files/Podujeva.pdf

Suharekë

https://knkrs.rks-gov.net/assets/cms/uploads/files/Suhareka.pdf

Klinë

https://knkrs.rks-gov.net/assets/cms/uploads/files/Klina.pdf

Kamenicë

https://knkrs.rks-gov.net/assets/cms/uploads/files/Kamenica.pdf

Të ngjashme