Publikohet plani i “murit” të ri në veri (Dokument)

Prishtinë | 06 Shk 2017 | 20:17 | Nga

Rrënimi i murit në Mitrovicë është realizuar në bazë të një marrëveshje.

Kjo marrëveshje mban nënshkrimet e kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala derisa si dëshmitarë të marrëveshjes kanë nënshkruar kryeministri Isa Mustafa, zëvendësi i tij, Brainimir Stojanoviq, përfaqësuesja e BE-së për Kosovë, Natalia Apostolova , dhe ambasadori amerikan Greg Delawie.

Këtë marrëveshje si të plotë ka arritur ta sigurojë Klan Kosova, në të cilën janë të sqaruara pikë për pikë të gjitha hapat e rrëzimit të murit, si dhe ndërtimit të strukturës së re.

Në këtë dokument të marrëveshjes thuhet se të gjitha palët janë pajtuar që rrënimi i murit të kryhet me datën 5 shkurt, ditë e diel, sikur dhe ka ndodhur.

Aty, po ashtu, thuhet se me datën 7 shkurt, do të fillojë ndërtimi i një strukture të re.

download-5

Klan Kosova ka siguruar edhe fotografitë ku shihet se si do të duket kjo strukturë e re e cila do të zërë vend në pjesën ku ishte muri e që është cilësuar si shesh ose rrethrrotullim.

download

download-2

download-4download-3

Të ngjashme