Puna e KRK-së vlerësohet më shumë se ajo e Kuvendit dhe Qeverisë

Prishtinë | 06 Dhj 2018 | 15:21 | Nga Norë Kelmendi

Kuvendi i të Rinjve të Kosovës duke e quajtur këtë vit, si viti i vullnetarëve ka mbledhur sot në një vend gjithë vullnetarët e degëve të KRK-së si dhe të rinjtë e organizatave të tjera rinore në shenjë falënderimi për përkrahjen gjatë aktiviteteve të tyre.

Në këtë organizim u prezantua puna e bërë gjatë vitit 2018 nga ana e vullnetarëve së bashku me aktivitetet e organizatave partnere përmes prezantimeve në këndin e ndarë për promovimin e punës së tyre vullnetare, raporton Ekonomia Online.

Kastriot Luma, kryetar i Kuvendit të të Rinjve tha se qëllim i KRK-së është përgatitja e të rinjve për sfidat që ata do ti kalojnë gjatë jetës së tyre.

“9 vjet 5 gjenerata, 17 degë janë pjesë e organizatës sonë. Përgjatë këtyre viteve e kemi bërë si traditë krijimin dhe përafrimit në pjesën vullnetare. Ne si organizatë përveç punës jemi të interesuar që shtetet tona të na ofrojnë një infrastrukturë më të mirë organizatës tonë. Qëllim i joni është përgatitja e të rinjve për sfidat që ata do ti kalojnë gjatë jetës së tyre si dhe për ti përgatitur ata në vendimmarrje. E gjithë kjo arritët në bashkëpunim. Sot kemi nevojë për një rini idealiste brenga e së cilës është e ardhmja e shtetit tonë”, tha ai.

E ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi tha se MKRS-ja ka krijuar një databazë e cila do e njeh punën vullnetare edhe përmes ligjit.

“Kur e pash punë e juaj përmes videos një çast mendova që keni punë më shume se gjithë qeveria. Sot përherë të parë MKRS-ja ka vendosur që ta njeh gjithë punën e vullnetarëve. MKRS-ja së bashku me UNICEF-in ka krijuar një databazë e cila do i ndihmojë shumë të rinjve që të kryejnë punët e tyre vullnetare. Ne jemi në finalizim të strategjisë për rini, e kemi ndryshuar atë plotësisht. Për herë të parë do ta kemi një fond rinor ku do ndahet një buxhet për të gjitha organizatat që kryejnë punë vullnetare”, tha ministri Shala.

E deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Ismail Kurteshi bëri një krahasim mes Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendit të të rinjve, duke i cilësuar këta të fundit si të rinj me një energji shumë të madhe.

“Kur e krahasoj kuvendin e juaj me atë në parlament këtu shumëfish është energjia më e madhe se te ne. Kosova nuk do ishte këtu nëse nuk do të jepte kaq punë vullnetare. Ju të rinjtë që po jetoni në Kosovën e pavarur e keni shumë më të lehtë të punoni për të ardhmen tuaj. Ne kemi punuar gjatë për inicimin e një ligji për vullnetarizmit që ajo punë që kalohet ne punë vullnetare të njihet si përvojë pune”, tha Kurteshi.

Deputetja Blerta Deliu-Kodra nga radhët e PDK-së i premtoi të rinjve të Kosovës që merren me vullnetarizëm një përkrahje të madhe.

“Ne do iu përkrahim në çdo iniciativë tuajën”, tha ajo.

Në fund të organizimit u ndanë edhe mirënjohje për vullnetarët e Kuvendit të të rinjve, e mirënjohjet nuk munguan as për ministrin Kujtim Gashi dhe deputet të cilët ishin të pranishëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme