Punëtorët e Administratës Publike do të protestojnë këtë të premte

Prishtinë | 23 Nën 2021 | 13:33 | Nga Ekonomia Online

Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës (SPAK), përmes një postimi në facebook ka njoftuar se Kryesia Ekzekutive ka vendosur që të mbajë protestë të premten më 26 nëntor prej orës 12:00 në sheshin “Skënderbeu”.

Në njoftim ata kanë treguar edhe arsyet e protestës, duke përmendur edhe injorimin që po ju bëhet nga ana e Qeverisë së Kosovës.

“Pas presionit të anëtarësisë së gjerë lidhur me injorimin nga ana e Qeverise së Kosoves në realizimin e kërkesave thelbësore siç janë: Ligji i Pagave, Buxhetimi i mjeteve për implementimin e ligjit të pagave në ligjin për buxhet për vitin 2022, Marreveshja e përgjithshme Kolektive, Sigurimi shëndetësor, Njohja e përvojës të punës të gjithë zyrtarëve publik -SHC të dëbuar padrejtësisht dhe me dhunë nga puna gjatë viteve të 90-ta, Caktimi i pagës minimale si dhetendenca për friksimin dhe politizimin e Sherbimit Civil përmes plotësim ndryshimit të ligjit për zyrtarët publik vlersoj se Qeveria e Kosovës nuk është duke shprehur gaditshmëri të plotë për të diskutuar lidhur me këto kërkesa substanciale të adresuara nga SPAK”, thuhet në njoftim.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme