Punëtorët e Aeroportit të vendosur për të vazhduar grevën, menaxhmenti merr masa ndaj 9 prej tyre

Prishtinë | 21 Gus 2019 | 15:13 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Greva e punëtorëve të Aeroportit “Adem Jashari”, ka vazhduar edhe sot.

Nga ora 8 deri në orën 14, punëtorrët e kësaj ndërmarrjeje i janë përgjigjur thirrjes së sindikatës për grevë.

Bashkim Latifi, Sindikata e Pavarur e Punëtorëve të Aeroportit  “Adem Jashari”, tha se nuk të ndalen deri sa të plotësohet pesë kërkesat që i kanë kërkuar, raporton EkonomiaOnline.

“Injorimi i tyre ka vazhduar deri ditën e sotit. Me përjashtim të para dy ditëve është tentuar sipas fjalëve të menaxherëve, jemi ulë me biseduar dhe kërkesat tona me i diskutua kanë thënë se nuk kanë autorizua  askënd të nënshkruajnë dhe nuk kanë obligim ta zbatojnë, ujë, çaj sa të doni keni dhe aty ka marrë fund gjithçka”, tha ai.

Latifi tha se për këtë grevë janë ndëshkuar nga menaxhmenti, ku 9 punëtorë janë suspenduar nga puna.

Megjithatë, ai thotë se nuk do të mdalen deri në realizimin e kërkesave.

“Kuvendi i sindikalistëve është ai që vendosë, në ditën e dytë të grevës menaxhmenti ka marrë një hap të gabueshëm dhe ka dënuar 9 punëtorë, i ka suspenduar dhe ky është nxitësi i krejt kësaj pune dhe nuk do ndalemi. Menaxhmenti nuk është i thirrur në interferim të ligjit. Ne jemi të bindur dhe qëndrojmë stoik se kërkesat tona janë puro ligjore dhe deri në realizimin e tyre nuk do të ketë të ndalur”, tha ai.

Grevën e punëtorëve e ka komentuar edhe Aeroporti i Prishtinës.

Zëdhënësja, Valentina Garaj, në një konferencë të thirrur për media ka dhënë detaje rreth kësaj greve.

Ajo tha se nuk ka pasur asnjë vonesë në linjat e fluturimeve të parapara për sot.

“Ne kemi pas të paralajmëruar grevën për sot, duke pasur parasysh që dje kemi pas pengesa në shtyrjen e punës e nga punonjës që nuk kanë qenë pjesë të grevës, sot janë paraparë të merren masa shtesë që janë ndërmarrë nga autoritetet relevante”, tha ajo.

“Anulimet janë paralajmëruar nga mbrëmë kështu që edhe udhëtarët janë lajmëruar nga kompanitë ajrore kështu që këtu kanë vendosë mbrëmë t’u anulojnë dhe sot ato që janë planifikuar të realizohen janë realizuar. Dje nuk mund ta quajmë grevë meqë ka pasur pengesë në punë. Sot nuk kemi pasur ndonjë pengesë nga grevistët prandaj të gjitha fluturimet janë realizuar sipas planit.

Se a është krijuar gjendje pasigurie për udhëtarët, ajo tha se  secili pasagjer duhet të kontaktojë organet e sigurisë nëse ndjehet i pasigurt.

 “Është vendim i secilit udhëtar të kontaktojë organet relevante nëse ndjehet i pasigurt. Është e vërtetë që ka pasur lëshime dje për shkak të ndërhyrjeve ilegale në sistemet tona por ato janë evituar dhe sot kemi operuar normalisht”, tha ajo.

Në lidhje me informatën se drejtori i aeroportit ka ftuar pjesëtarë turq të KFOR-it, Gara ka thënë se nuk është e vërtetë dhe se kanë ftuar vetëm pjesëtarë të Policisë se Kosovës.

“Kjo nuk qëndron si e vërtetë. Ne i kemi thirrur autoritetet relevante në këtë rast pjesëtarët e Policisë së Kosovës”, tha ajo.

Për 9 punëtorëve u tha që janë suspenduar tha se nuk janë larguar nga puna.

“Nuk kemi të bëjmë me suspendime. 9 Punëtorëve u janë suspenduar ID Kartat apo në zonat e sigurisë meqë ata kanë ndërmarrë veprime joligjore në ditët paraprake, por ata nuk janë suspenduar nga puna. Ne do veprojmë konform veprimeve që do ndërmerren edhe nga ata. Është herët të flasim”, tha ajo.

Megjithatë, punëtorët e aeroportin kanë bërë të ditur se do të vazhdojnë me greva deri në realizimin e kërkesave të tyre, e të cilat janë si në vijim:

1. Të paguhet rrezikshmëria në vendin e punës sipas ligjeve të punës në Kosovë.

2. Të bëhet nivelizimi i pagave.

3. Të paguhet përvoja e punës

4. Të paguhet orët e punës gjatë fundjavës, dhe

5. Të paguhet një shujtë ditore.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/791997597881712/

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/791997597881712

Të ngjashme