Punëtorët e ATK-së në grevë, deri në orën 12:00 s’ofrohet asnjë shërbim për tatimpaguesit

Prishtinë | 19 Kor 2021 | 08:50 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Sindikata e Punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) nga e hëna e deri të premten do vazhdojë me grevë si pasojë e mos realizimit të kushteve të tyrem, raporton Ekonomia Online.

Dyert e ATK-së në Prishtinë në mëngjesin e ditës së hënë ishin të mbyllura, dhe deri në orën 12:00 nuk do të ofrohet asnjë shërbim për tatimpaguesit.

Madje ata kanë paralajmëruar se nëse ende nuk ka reflektime në lidhje me kërkesat nga data 26 korrik  do të vazhdohet me grevë të përgjithshme nga ora 08:00 deri në orën 16:00.

Arlinda Bajraj, sekretare e Sindikatës tha se deri më tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga institucionet.

“Nga mbledhjet që i kemi pasur e kemi vendosur për orarin e kësaj jave dhe janë ashpërsuar masat nga orari që tashmë e dini, nëse nuk marrim ndonjë përgjigje ne prapë do vazhdojmë me masa edhe më të ashpra”, tha ajo.

Ajo sqaroi se arsyet për mbajtjen e kësaj greve janë: Propozim ndryshimi i statusit të Administratës Tatimore të Kosovës; Krijimi i kushteve të punës dhe kompensimet tjera të shpenzimeve.

Të ngjashme