Punëtorët e “IMN Kosova” protestojnë para Qeverisë, kërkojnë 20% e privatizimit

Prishtinë | 13 Gus 2020 | 11:09 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Punëtorët e ndërmarrjes “IMN Kosova” kanë protestuar para ndërtesës së Qeverisë për mospagesën e 20% pas privatizimit, raporton Ekonomia Online.

Në vend të Kryeministrit Avdullah Hoti punëtoret e “IMN Kosova”, i priti Ahmet Isufi.

Për kërkesën e tyre për të marr 20%, Isufi ju tha që duhet të presin kthimin e kryeministrit nga izolimi.

Të paktën kështu e interpretoj Emin Neziri përfaqësues i protestuesve.

Ai tha se për të marr 20%, duhet nënshkrimi i Qeverisë për shpronësim.

“U takuam me Ahmet Isufi ata na premtuan që brenda një javë kanë me përfunduar. 120 punëtorë janë tu prit. Për shkak të shpronësimit nuk po i japin 20%”.

“Një nënshkrim i Qeveris duhet për shpronësim”.

E kjo i revoltoj protestuesit. Ata nuk u pajtuan që në takim i priti Ahmet Isufi ndërsa thanë se nuk presin ndonjë ndihmë.

Ismet Hasani, pjesëmarrës në protestë tha se qeveritarët po mundohen të përfitojnë në krah të tyre.

Lexo më shumë:

Të ngjashme