Punëtorët e KEDS-it s’arrijnë marrëveshje me ZrRE-në, shuma që ua ofron është e vogël

Prishtinë | 11 Sht 2018 | 12:19 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

E plotësuar:

Fehmi Pajaziti, kryetar i Këshillit Grevist, ka bërë të ditur se nuk është arritur asnjë rezultat pas takimit me menaxhmentin, sepse, sipas tij, shuma e propozuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë është e vogël, raporton Ekonomia Online.

“Pa asnjë rezultat, sepse shuma e propozuar nga ZRrE është pak. Ne vazhdojmë bashkarisht, para Qeverie dhe u themi se nëse nuk rriten pagat, punëtorët do hynë në grevë të përgjithshme dhe do ketë kolaps energjetik”.

Nexhat Llumnica, kryetar i Komisionit Statutor në Sindikatën e re të KEK-ut, është shprehur i sigurt se do të plotësohen kërkesat e punëtorëve të KEDS-it.

“Nuk kanë qare pa i plotësu kërkesat e juaja. Qeveria gjithmonë i ka cilësuar punëtorët si vegël pune. Tash e tutje u tregojmë se nuk jemi vegël”.

“Qeveria, bashkë me ZRrE-në, po do me i zvogëlu pagat që me i rritë ato për tenderat e tyre”.

Punëtorët e KEDS-it në protestë: Jemi të palëkundur në kërkesat tona

Punëtorët e KEDS-it kanë mbajtur konferencë për medie, gjatë protestës së tyre para ndërtesës së KEDS-it, lidhur me kërkesat për rritje page dhe zbatim të kontratës kolektive.

Hysni Gashi, kryetar i FSPE-së, tha se punëtorët janë të palëkundur në kërkesat e tyre.

“Duam t’u tregojmë institucioneve, menaxhmentit të KEDS-it dhe zyrës së rregullatorit që e mbikëqyr këtë kompani, se ne jemi të bashkuar”.

“Kemi hasur në veshë të shurdhër tek institucionet tona, prandaj sot do t’u japim një mesazh atyre se i ka ardhur fundi durimit. Lutemi që t’u japë drejtim kërkesave tona në mënyrën më të mirën”.

“Shumë vështirë e kemi pasur të vendosim për një grevë, dhe atë njëorëshe, mirëpo kur po i shohim institucionet tona që mendojnë vetëm për paga, e shohim që na kanë harruar ne si kompani private”.

“Nuk do të lejojmë këtë ndarje që na e kanë bërë. Menaxhmentit i themi se nuk do lejojmë më të nëpërkëmbet djersa e punëtorëve tanë. Jemi të palëkundur në kërkesat tona”.

Nënkryetarja e BSPK-së, Leonora Lokaj, ritheksoi përkrahjen për këtë aksion të punëtorëve dhe sindikalistëve, raporton EO.

“Jemi të njoftuar me kërkesat tuaja, me diskriminimet, me pagat, me shkëputjen e kontratave të punës. Më vjen mirë që sot të jeni kaq unikë në realizimin e kërkesave tuaja”.

Ajo ka thënë edhe një herë se BSPK-ja e përkrahë këtë aksion të punëtorëve dhe sindikalistëve.

Fehmi Pajaziti, kryetar i Këshillit Grevist, përsëriti arsyen e grevës.

“Kemi dalë këtu që të kërkojmë një të drejtë elementare për dy kërkesat e tona”.

Menaxhmenti ka njoftuar se i thërret kryetarët e shoqatave për një takim në katin e gjashtë.

Gashi ka njoftuar se gjithçka që do të flitet në këtë mbledhje, do të bëhet e ditur edhe për punëtorët që po presin jashtë KEDS-it në Prishtinë.

Të ngjashme