Punëtorët e KEDS-it paralajmërojnë grevë të përgjithshme në shtator

Prishtinë | 02 Gus 2018 | 09:39 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Federata e Sindikatave të Pavarura “ElektroKosova”, ka mbajtur mban grevë një orëshe para zyrës së KEDS-së në Prishtinë.

Ata kanë kërkuar ngritje të pagave, kushte më të mira të punës, por edhe zbatimin e kontratës kolektive, raporton Ekonomia Online.

Ndërsa kanë paralajmëruan grevë të përgjithshme nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen deri në muajin shtator.

Ahmet Hyseni, kryetar i sindikatës së Prishtinës tha se para zyrës së KEDS do të vendosin edhe tenda.

“Ju garantoj se do të luftojmë dhe nuk ka kthim mbrapa. Na takon kontrata kolektive e përgjithshme dhe paga të dinjitetshme. Në shtator do të fillojë greva e përgjithshme, do të vendosim edhe shator deri sa të përmbushen kërkesat tona”.

“Kërkesat tona janë të zbatohet kontrata kolektive dhe ngritja e pagave. Protestat munden me i ndal veten ZRrE nëse zbatohet kontrata kolektive”.

Bashkimi i Sindikatave të Pavaruar të Kosovës (BSPK) do të përkrah protesta të tilla të punëtorëve, tha kryetari i saj, Avni Ajdini.

“Ne sot jemi këtu për të dhënë një mesazh për udhëheqësit e KEDS-it të cilët bëjnë çdo ditë shkelje flagrante me punëtorët. Pa dëshirë jemi sot këtu, ata na kanë shtyrë që të dalim sot këtu për të drejtat tona”.

“BSPK është me ju sepse kërkesat tuaja janë të ligjshme. 0.5% duhet të realizohet sa më parë, në të kundërtën protestat do të vazhdojnë”.

Përkrahje për grevistët shprehu edhe  Nexhat  LLumnica, nënkryetar i sindikatës së Re të KEK-ut, raporton EO.

Ai tha se kërkesat e tyre janë legjitime dhe duhet të merren parasysh.

Të ngjashme