Punëtorët e KEK-ut i ankohen Hotit për zhantazhe nga bordi, duan kthimin e Thaçit në punë

Prishtinë | 04 Qer 2020 | 21:32 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i i ri i Kosvës, Avdullah Hoti, qysh në ditën e parë të punës ka marrë një letër me përmbajtje shqetësuese nga punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës. Sindikalistët e kësaj ndërrmarrje, sëbashku me Këshillin organizativ të protestës për kthimin e Njazit Thait në pozitën e drejtorit menaxhues të KEK-ut, janë ankuar për siç kanë thënë ata, “presionin dhe shantazhin” që po u bëhet nga Bordi i përkohshëm dhe menaxhmenti aktual i ndërmarrjes. Ata i kanë treguar Hotit për gjithë atë që ka ndodhur gjatë protestës së sotme të mbi 2500 punëtorëve të KEK-ut.

“Në mënyrë të turpshme si nuk ka ndodhur asnjëherë më parë, as në KEK-dhe askund në Kosovë, u munduan ta ndalin protestën  paqesore, fillimisht duke i mbyllur dyert që të pengojnë punetorët të hynë në shtepinë e tyre, në oborrin e Kosovës B, e pastaj ky Bord i përkohshëm sëbashku me ushtruesin e drejtorit, Luigj Imeri, përdorën sigurimin fizik për të penguar protestën paqesore, dhe me këtë veprim provokuan tensione dhe konflikt mes punëtorëve dhe sigurimeve fizike, duke rrezikuar shendetin e punëtorëve, e më pas ata perdorën edhe policinë dhe njësitet speciale duke i keqinformuar, në mënyrë që të frikesojnë punetorët në të drejtën e tyre legjitime dhe kërksën e tyre që të respektohet një vendim i Inspektoratit të Punes dhe të kthehën në punë, drejtori menaxhues Njazi Thaçi dhe zëvendësi i tij, Nysret Kelmendi”, thuhet në letrën e dërguar nga U.d kryetari Sindikatës së Re të KEK-ut, Selatin Sadiku.

Kryesindikalisti ka shtuar në letër se të gjithë qytetarët e Kosovës e dinë se shkarkimet e Thaçit dhe Kelmendit janë politike, por punëtorët e KEK-ut nuk kanë reaguar derisa një gjë të tillë e konfirmoj edhe Inspektorati i Punës si organ legjitim, i cili konstatoj se ata janë larguar nga puna në mënyrë të kundërligjshme.

“I nderuar kryeminister, po ashtu po ju njoftojmë se ky Bord dhe u/d drejtori menaxhues, ka ushtruar edhe presion dhe shantazh ndaj punëtorëve të KEK-ut, krejte kete duke mashtruar dhe spekuluar gjoja se ka pasur takime me sindikata dhe menagjementin me te cilet jan dakorduar dhe jan kunder ketyre protetave, gje e cila nuk eshte e vertet,  sepse ky bord as nje here qe nga emerimi i tij nuk eshte takuar me sindikaten, e aq me pak per te folur per keto protesta”, thuhet në letër.

“Ne si sindikatë dhe pas konsultimeve, duam te njoftojm te gjithe opinonin e edhe ty personalisht se ne jemi në mbrojtjen e të drejtave të të gjithë punetorëve kur ato cenohen dhe shkilen nga kushdo qoftë, sepse sukseset e KEK-ut janë mund dhe sakrificë e përbashkët e tyre. Sikur të ishte ndryshe KEK-u nuk do të ishte kompania me profitabile në Kosovë dhe me përformancën me të mirë dhe me një stabilitet operativ e financiar”, shtohet në letër.

Me këtë rast, kryeministrit Hoti i është bërë thirrje për të reflektuar deri më 12 qershor dhe të mos lejoj që të ndodhin padrejtësi ndaj askujt, e para së gjithash, të ndikoi në kthimin sa më të shpejt të të  normalitetit në korporatë.

Në të kundërtët, Sindikata e Re e KEK-ut ka konfirmuar se do të jetë në mbështetje të të gjitha organizimeve që do të bëhen nga Këshilli i punëtorëve për protesta./AktivPress/

Të ngjashme