Punëtoret e KEK-ut protestojnë nesër para Termocentralit Kosova B

Prishtinë | 03 Qer 2020 | 15:35 | Nga Ekonomia Online

Këshilli iniciues i punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) ka ftuar të gjithë punëtorët e korporatës që t’i bashkëngjiten protestës e paraparë të mbahet ditën e Enjte me datën 04.06.2020 nga ora 12:00 para mensës së Termocentralit Kosova B.

Kjo proteste është paraparë të zgjas një orë.

Qëllimi i protestës sipas Këshillit Iniciues është:
– Të mbrojmë çdo punëtor të KEK-ut ndaj padrejtësive që po ndodhin;

– Të kërkojmë respektimin të vendimit të Inspektoratit për kthim në punë të kolegëve tanë, drejtorit Menaxhues Njazi Thaçi dhe zëvendës drejtorin Nysret Kelmendi;

– Mos të lejojmë të ndodhin padrejtësi ndaj askujt në mënyrë që mos të përballemi edhe ne të tjerët me të njëjtat padrejtësi në të ardhmen;
Ne punëtorët e korporatës as një herë nuk do të pajtohemi dhe nuk do të pranojmë që të ketë ndërhyrje politike në korporatë dhe nuk do të lejojmë që të bëhet padrejtësi ndaj as një kolegu tonë, prandaj edhe i ftojmë sindikatat dhe të gjithë koleget tanë që të jen pjesëmarrës dhe bashkë organizator në mbrojtjen e të drejtave të çdo punonjësi ne korporatë.

Sepse të arriturat tona e veçanërisht në këto tri vitet e fundit ku profitet i korporatës ka qen çdo vit mbi 20 milion euro, janë suksese tona të përbashkëta, janë meritë e çdo punëtori të korporatës e po ashtu edhe e menaxhmentit dhe kolegeve tan te larguar pa drejtësisht nga pozita.

TRANSPORTI I PUNËTORËVE BËHET ME AUTOBUS: Punëtoria e makinerisë 11e 30, Ura e radit Bardh 11e30,Drejtoria Bardh 11e30, Pika 11-Hade- 11e30, Mirash 11e30, Seperacion vazhdon ka Kosova A-02, 11e30, Kosovamont 11e30.
Drejtoria Qendrore Parkingu i Toskanës 11e30, dhe kthimi bëhet anasjelltas për punëtorë .

Të ngjashme