Punëtorët e “Kosova Thëngjillit” kërkojnë rikthimin në punë, thonë se shumë familje mbetën pa të ardhura

Prishtinë | 27 Kor 2022 | 09:30 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Punëtorët e “Kosova Thëngjillit”, kanë protestuar të mërkurën para objektit të Qeverisë. Kërkesë e tyre është kthimi i punëtorëve në punë, raporton Ekonomia Online.

Njëri nga organizatorët e kësaj proteste, Imri Restelica, tha se që nga viti 2013, shumë punëtorë janë larguar nga puna.

“Kompania e KEK-ut ka shpallur një padrejtësi ndaj neve, mbi 160 punëtorë nga viti 2013 jemi duke u larguar nga puna. Qëllimi i kësaj proteste është që të zgjidhet problemi. Pika e parë ka qenë kthimi në KEK dhe e dyta është kthimi i punëtorëve të “Kosova Thëngjillit”, të cilët padrejtësisht janë larguar prej KEK-ut”, tha ai.

Të ngjashme