Punëtorët e Llamkosit tentojnë të hyjnë me forcë në Qeveri, kërkojnë pagat që s’i morën me vite

Prishtinë | 14 Maj 2018 | 13:14 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Punëtorët e Llamkosit janë duke tentuar të hyjnë me forcë në Qeveri, por që janë ndalur nga Policia, raporton Ekonomia Online.

Pas ndalimit disa protestues u shprehën se nëse nuk lejohen të hyjnë brenda në mënyrë paqësore ata do të përdorin gurë për tu takuar me kryeministrin Ramush Haradinaj.

Ish-punëtorët e Llamkos-it nga Qeveria kanë marrë përgjigjur që nuk mund të takohen me kryeministrin Haradinaj pasi që ai nuk gjendet në kabinet.

Ata, kanë protestuar para Qeverisë kërkuar ndihmë për marrjen e pagave që nuk iu janë dhënë që disa vite, në kohën sa ndërmarrja ka qenë duke funksionuar.

Ata janë ankuar edhe për kushte të vështira ekonomike.

Ismet Kastrati, ish punëtor i kompanisë Llamkos, ka thënë se pret nga kryeministri Haradinaj që të gjejë një zgjidhje për ta.

“Jena pa i mar pagat, 13 paga edhe 10 paga me pronarin e fundit, për këtë arsye jemi tubu që tre-katër vjet i kena vendimet, kerkush nuk jep përgjegjësi as AKP-ja as Dhoma e Veçantë, jena kanë edhe para qeverisë kur ka qenë Qeveria e Isa Mustafës nuk na ka marrë askush parasysh hiç që jemi gjallë, sot apet po thojnë që nuk është kryeministri, shumë kena besu në të si kryeministër që të gjejë një zgjidhje, të zgjedh çështjen e Llamkos-it, me ja fillu me punu, 400 familje janë mbet rrugëve, i kanë ndal fëmijët prej shkollave, kjo është marre”,  ka thënë Kastrati.

“Shuma për një punëtorë është me 13 paga kah 3500€”, ka shtuar ai.

Ndërsa Ragip Hasani, kryetar i sindikatës së pavarur Llamkos, tha se me 14 maj bëhen 4 vite kur punëtorët e Llamkos-it janë larguar nga puna.

“Kemi ardh këtu me i paraqit brengat tona, shqetësimet tona për gjendjen e punëtorëve të Llamkos-it, sot bëhen 4 vjet që jena largu nga puna, me pretekst se Llamkosi, fabrika është hipotekë nga Banka Ekonomike nga Standard Banka e Anglisë, mirëpo kjo nuk doli e vërtetë dhe kjo po del se tash fabrika po tenton të shitet për hekurishte ku ka caktuar një administrator Gjykata Ekonomike në Prishtinë, ka caktuar një administrator të papërgjegjshëm i cili që 4 vite fabrikën e ka lënë në mëshirën e Zotit, pa rrymë, pa ujë me rojë të përgjysmuar, është vjedh, është duke u dëmtuar, për këtë kemi lajmëruar qeverinë që fabrika është duke u dëmtuar duke u vjedh, mirëpo nuk kanë marrë masa asgjë”, ka thënë Hasani.

Ai akuzoi kryeministrin e qeverisë së kaluar dhe të qeverisë aktuale se së bashku me 3 partitë e mëdha në vend kanë bërë koalicion për shitjen e kësaj fabrike.

“Kryeminstri në Vushtrri në fushatë ka premtu që fabrikën do ta raaktivizojë, e kena dërgu një kërkesë në dhjetor pasi që u formu qeveria për takim me të, edhe në janar nuk na është përgjigj tash jemi ardh në protestë, ne presim zgjedhje të problemeve, ai po thotë që jam për probleme të mëdha, nuk është problem i vogël 500 veta me i lan sakaqeve një fabrikë me 16 hektarë tokë me makineri të mirë që sot me fillu punën mundemi me punu e me lanë me shit për hekurishte është mjerim. Nuk besoj që tentohet kjo, por nëse ka lidhje ky kryeministër me atë kryeministrin tjetër dhe tri partitë e mëdha kanë bë koalicion me shit fabrikën nashta edhe mund ta shesin, por kjo është gjynah prej të rinjëve të Vushtrrisë”, ka shtuar ai.

 

Të ngjashme