Punëtorët e RTK-së protestojnë sërish, kërkojnë tërheqjen nga Ligji për Paga

Prishtinë | 31 Jan 2019 | 10:33 | Nga Ekonomia Online

Sindikata e Punëtorëve të Radio Televizionit të Kosovës, sërish kanë protestuar  para objektit të Kuvendit të Kosovës. Ata po kërkojnë tërheqjen nga Projektligji për Paga.

Sipas protestuesve komisioni për administratë publike, qeverisje lokale dhe media e ka përfshirë RTK-në në ligjin për pagat duke i krahasuar gazetarët me shërbyesit civil.

Punëtorët e RTK-së thonë se nuk duan ta lënë transmetuesit publik të shndërrohet nga mediumi publik në atë shtetëror.

Një protestë të ngjashme ata e kanë mbajtur edhe të hënën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme