Punëtorët paralajmëruan grevë të përgjithshme për mosrritje pagash

Prishtinë | 10 Gus 2018 | 08:49 | Nga

Dhjetëra punëtorë të distriktit të KEDS-it në Pejë, të enjten para dite, kanë mbajtur një protestë njëorëshe, duke kërkuar të drejtat e tyre që është duke ua mohuar kjo kompani turke, shkruan sot Koha Ditore.

Në mesin e protestuesve ishte edhe kryetar i Federatës së Sindikatës së Pavarur të KEDS-it, Hysni Gashi, i cili për KD-në ka sqaruar se kjo protestë njëorëshe paralajmëruese ka të bëjë me dy kërkesat e tyre që ia kanë drejtuar KEDS-it, që ajo nuk po i zbaton.

“Kërkesat tona janë për rritje të pagave dhe zbatim të marrëveshjes së përgjithshme kolektive. Në KEDS nuk zbatohet marrëveshja e përgjithshme kolektive që është në fuqi që nga viti 2015”, thotë Gashi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme