Punëtorët shëndetësorë në grevë, pacientëve u ofrohen vetëm shërbimet emergjente

Prishtinë | 02 Dhj 2021 | 07:52 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Të gjitha institucionet shëndetësore në vend me vendim të Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovë gjatë së enjtes për tetë orë do të jenë në grevë, raporton Ekonomia Online.

Në njoftimi e Sindikatës bëhet e ditur se pacientëve do t’u ofrohen vetëm shërbimet emergjente.

Sipas tyre, greva vjen si pasojë e mospërgjigjes nga ana e institucioneve karshi kërkesave të tyre lidhur me Ligjin e Pagave.

Florie Rushiti, paciente, tha se shkaku i grevës nuk ka mundur të marrë shërbime , duke thënë se shkaku i grevës po detyrohen të kthehen në shtëpi.

“Kom ardh me bo testin e alergjisë edhe më kanë thënë me ardh këtu. Më thanë sigurimi pse ke ardhur se sot nuk punohet për shkak se jemi në grevë. Unë kom ardh se kom pas nevojë po shërbimi nuk pom kryhet. Po më duket që rrogat i kanë taman po Ishallah edhe ju rrisin po duhet me lënë dikë me kryer shërbimin”.

Ndërsa Vedat Selmani, mjek tha se nuk janë njoftuar për grevë, duke shtuar se kushtet e punës dhe pagesat e ulëta janë po preokupojnë punëtorët shëndetësor, raporton EO.

“Kom ardh me kryer shërbim në Onkologji po nuk po punonin. Nuk kemi pasur njoftim se ka grevë se vet jam punëtor shëndetësor. Janë instancat më të mëdha që vendosin për Ligjin e pagave, por të bëhet ashtu siç duhet mu përfshi krejt punëtorët”.

“Ka me pas greva të vazhdueshme. Pakënaqësitë tona janë kushtet e punës, pagesat e ulëta. Mendoj se paguhemi pak për punën që bëjmë sepse rrezikohemi. Edhe mjekët nuk janë më mirë”.

Grevë është mbajtur edhe javën e kaluar, por që nga kjo Sindikatë thonë se ende nuk kanë marrë përgjigje nga Qeveria, prandaj edhe do të vazhdojnë me greva.

Të ngjashme