Punëtorët shëndetësorë paralajmërojnë grevë 24 orëshe për të martën

Prishtinë | 15 Dhj 2021 | 16:23 | Nga Ekonomia Online

Punëtorët shëndetësorë sërish po paralajmërojnë grevë.

Por, para se ta mbajnë atë, ata po presin që të takohen me ministrat e Kurtit, nëse këta të fundit do të pranojnë të takohen me sindikalistët.

Kërkesë për takime kanë edhe për Komisionet Parlamentare, atë për Shëndetësi dhe Komisionin për Buxhet e Financa.

Nëse këto kërkesa nuk realizohen, mantelbardhët me 21 dhjetor do të hyjnë në grevë 24 orëshe.

Kështu ka thënë, kryesindikalisti i shëndetësisë, Blerim Syla.

 “Vendimi është se deri me datën 20 i presim katër takime që i kemi lypë më ministrin Sveçla me Komisionin Parlamentar për Shëndetësi dhe me Komisionin për Buxhet e Financa, këtë e kemi bërë pasi që është rritur numri i pacientëve me grip sezonal dhe nëse nuk ndodh kjo me datën 21 futemi në grevë 24 orëshe’, tha Syla për FrontOnline.

Njoftimi i plotë i sindikatës së shëndetësie:

Këshilli Drejtues i FSSHK-së në mbledhjen e mbajtur me datë 15.12.2021 ka vendosur unanimisht që ti hap rrugë dialogut social duke iu adresuar edhe njëherë krerëve institucional sikurse Ministrit të Shëndetësisë, Ministrit të Punëve të brendshme dhe administratës, Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe mirëqenie sociale si dhe Komisionit për buxhet dhe financa, me të vetmen kërkesë,diskutimin dhe nxjerrjen e konkluzioneve të përbashkëta për Projektligjin e Pagave.

Këshilli Drejtues i FSSHK-së në mbledhjen e mbajtur me datë 15.12.2021 ka vendosur unanimisht që ti hap rrugë dialogut social duke iu adresuar edhe njëherë krerëve institucional sikurse Ministrit të Shëndetësisë, Ministrit të Punëve të brendshme dhe administratës, Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe mirëqenie sociale si dhe Komisionit për buxhet dhe financa, me të vetmen kërkesë, diskutimin dhe nxjerrjen e konkluzioneve të përbashkëta për Projektligjin e Pagave.

Këshilli Drejtues i FSSHK-së mirëpret nga të lartëpërmendurit zhvillimin e takimeve më së largu deri të Hënën me datë 20.12.2021, nëse nuk do të realizohet asnjë takim deri me këtë datë, Këshillin Qendror Grevist është autorizuar nga  Këshilli Drejtues i FSSHK-së që me datë 21.12.2021 e Martë të mbaj Grevë të Përgjithshme 24(njëzetekatër) orëshe pranë të gjitha institucioneve publike shëndetësore.

Këshilli Drejtues i FSSHK është i prerë dhe i qartë në artikulimin e kërkesave legjitime të punëtorëve shëndetësor por edhe vigjilent para një situate tejet të rënduar të institucioneve shëndetësore me trajtimin e pacientëve pas përhapjes së Gripit sezonal dhe mbingarkesën e punëtorëve shëndetësor , andaj trajtimi me seriozitet dhe përparësi i këtyre kërkesave do të jetë kruciale për vazhdimin e veprimeve sindikale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme