Punëtorët teknik e ata të sigurimit në protestë nga kjo javë, nëse s’u plotësohen kërkesat hyjnë në grevë

Prishtinë | 07 Sht 2020 | 12:41 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat nga kjo javë do të fillojë protestat shkaku i mospagesës së shtesave për punëtorëve teknik prej 300 euro, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i kësaj sindikate Jusuf Azemi në një konferencë për medie tha se kanë bërë kërkesë mirëpo nuk kanë marr përgjigje nga Qeveria.

Sipas Azemit, nga e premtja për spitalet nuk do të kryhen shërbime nga punëtorët teknik.

“Ne kemi ardhur në një pozicion që në këtë javë do të fillojmë me protesta. Ku punëtorët teknik duhet të stimulohen me nga 300 euro”.

“Ne jemi diskriminuar edhe në aspektin njerëzor sepse në të njëjtin vend ku është infektuari është edhe mjeku. Ne asnjëherë nuk hyjmë në lojëra sindikale, por nga fundi i javës do të veprojmë me veprime të buta nga ato më të lartat”.

Ai tha se kësaj proteste do të bashkëngjiten edhe punëtorët e sektorit publik, duke shtuat se institucionet kanë afat që t’i marrin parasysh kërkesat e tyre.

“Është e rëndë me veprimin çka është bërë. Punëtorët teknik nuk e kanë masën mbrojtëse qysh e kanë mjekët andaj jemi tepër të indinjuar me veprimet që kanë bërë sepse kemi më shumë punëtorë teknik me Covid-19”.

Ai tha se nëse brenda 10 ditësh nuk realizohen kërkesat do të vazhdojnë me greva.

“Nëse nuk realizohen kërkesat tona do të vazhdojmë me protesta në vazhdim. Ne jemi sindikatë që ka administratë serioze sepse nuk futemi në një opsion pa i shterur të gjitha mundësitë, ku kemi kërkuar nga ministria e financave dhe nuk i kanë marrë parasysh”.

Azemi u bënë thirrje institucioneve që t’i marrin parasysh kërkesat e tyre, raporton Ekonomia Online.

“Edhe në Pejë është paguar vetëm një pagë për punëtorët teknik, ai tha se ka mbetën ato mjete, ne do ta vërtetojmë, në afat një javor të jenë në llogari të tyre bankare”.

Të ngjashme