Punëtorët teknikë të QKMF-së në Prishtinë në grevë, Qeveria nuk ua paguan shtesat

Prishtinë | 14 Dhj 2020 | 08:01 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Rreth 2 000 punëtorë teknikë në spitalet dhe Qendrat e Mjekësisë Familjare kanë hyjnë në grevë, pas mosrealizimit të kërkesave për pagesat shtesë nga Qeveria, raporton Ekonomia Online.

Kërkesë për grevë i janë përgjigjur edhe punëtorët e Qendrës Kryesore Familjare në Prishtinë. Ata kanë bojkotuar punën dhe janë mbledhur në korridorin e kësaj qendre.

Adem Borovci, përfaqësues i punëtorëve të sigurimit që punojnë në të gjitha Qendrat e Mjekësore në Prishtinë në një prononcim për Ekonomia Online tha se kërkesat e tyre duhet të zbatohen dhe se edhe ata e meritojnë të jenë pjesë e Pakos Emergjente.

“Ne kemi dalë sot edhe njëherë për të shprehur kërkesat tona duke shpresuar që këto kërkesa do të miratohen dhe do të zbatohen”, tha Borovci

Kumrije Shabani, përfaqësuese e punëtorëve të higjienës u shpreh që greva nuk do ndalet derisa kërkesat e tyre të realizohen, raporton EO.

“Greva nuk do të ndalet, ne do vazhdojmë deri sa kërkesa jonë të aprovohet dhe të kemi drejtat e barabarta”.

Kurse kryetari i Sindikatës se Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi ka thënë se në të gjithë vendin, me përjashtim të QKUK-së, do të futen në grevë.

“Në ketë grevë do të marrin pjesë të gjitha spitalet regjionale që kanë punëtorë të sektorit privat dhe ambullantat dhe qendrat e mjekësisë familjare “, ka thënë ai.

Të ngjashme