Punëtori i një pompe të derivateve vjedh 6 365 mijë nga vendi i punës

Prishtinë | 11 Sht 2021 | 08:52 | Nga Ekonomia Online

Një punëtor në Graçanicë ka vjedhur mbi 6 mijë euro nga vendi i tij i punës.

Sipas Policisë, i dyshuari mashkull kosovar, kishte vjedhur 6365 euro nga arka e pompës së derivateve.

I njëjti është arrestuar dhe i janë gjetur paratë e vjedhura.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se punëtori i tij i dyshuari mashkull kosovar, kishte vjedhur 6365 euro nga arka e pompës së derivateve. I dyshuari është arrestuar dhe i janë gjetur parat e vjedhura. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thekson raporti.



Fjalë Kryesore:

Të ngjashme