Punëtorja e IKShPK-së lajmëron policinë, dyshon se u falsifikua një test për Covid-19

Prishtinë | 23 Shk 2021 | 08:56 | Nga Ekonomia Online

Një punëtore e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik ka raportuar në polici se ka hasur në një test për COVID-19, për të cilin dyshon se ka ndërhyrje dhe është falsifikuar.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe se me vendim të tij, rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Rr. Fadil Hoxha, Prishtinë 19.02.2021 – 16:30. Ankuesja femër  kosovare e punësuar në IKSHP dhe në laboratorin Olive raporton se ka hasur ne një dokument, të cilin e prezanton e dyshuara femër kosovare (testi për Covid 19), për të cilin dyshon se ka ndërhyrje dhe është falsifikuar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe me vendim të tij rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme