Pushimet pranverore, mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës

Prishtinë | 09 Pri 2022 | 12:48 | Nga Ekonomia Online

Pas lehtësimit të masave anti Covid pothuajse në të gjitha shtetet e botës, shumë bashkatdhetarë kanë marrë rrugë për në Kosovë.

Këtë fundjavë është parë fluks i madh i mërgimtarëve që kanë ardhur për të kaluar pushimet pranverore.

Përveç ardhjeve përmes Aeroportit të Prishtinës, shumë të tjerë kanë zgjedhur të vijnë edhe përmes vijave kufitare me makina, veçmas me autobus.

Bëhet e ditur se mbrëmë janë parë kolona të gjata në kufirin Hungari-Serbi, ku janë parë shumë autobusë të ndalur për shkak të kolonave dhe qytetarë jashtë duke pritur.

Thuhet se shumica e tyre janë mërgimtarë nga Gjermania, Zvicra dhe Austria, që përdorin këtë kufi.

Shumë agjenci kosovare kanë konfirumar arritje të qindra mërgimtarëve drejt Kosovës.

Përveç vizitave familjare, ardhja e tyre ndihmon edhe ekonominë e Kosovës. /albinfo.ch

Të ngjashme