QAK konfirmon se në kontratë e ka edhe arbitrazhin ndërkombëtar

Prishtinë | 13 Tet 2020 | 15:01 | Nga Ekonomia Online

Gjatë një fjalimi të dytë në seancen e djeshme në Kuvendin e Kosovës, Minsitri Arban Abrashi tha se nuk ka një kontratë direkte me operatorë të homologimit.

Por, një gjë të tillë e ka mohuar Qendra e Automjeteve të Kosovës, që përmes një kumtese ka konfirmuar se diçka të tillë, megjithatë ka.

Këtë debat të zhvilluar në seancën e parlamentit e vlerësoi si jo korrekt dhe jo etik, Qendra e Automjeteve të Kosovës EUROLAB. Sipas tyre ky diskutim kishte vetmin qëllim trumbetimin për përfitime elektorale dhe përfitime politike.

QAK EUROLAB ndjen keqardhje për diskutimin jo-përmbajtësor e të pasaktë që parashtruan në seance disa deputetë. Ata si subjekt i kontraktuar nga Ministria e Infrastrukturës, shprehën indinjatën e thellë për informatat e pasakta qe u hodhën ne adresën tonë.

Sipas tyre e drejta e deputetëve për nisma ligjore është një e drejt themelore e përfaqësimit demokratik të ideve dhe propozimeve qofshin ato individuale apo grupore mirëpo para çdo nisme duhet vlerësuar impaktin dhe implikimet eventuale në relacionet bilaterale për te shmangur pasoja të mundshme financiare për BKK por dhe për devijimin e rregullsisë se funksionimit te sektorit ne te gjitha hallkat e tij.

“QAK EUROLAB është i përkushtuar të vazhdoj ofrimin e shërbimeve te besuara gjatë periudhës ligjore të autorizimit mbi bazën e kompetencave të autorizuara dhe afatit të pritur përputhje me Ligjin 05/L-132 dhe aktet tjera te miratuara e të nënshkruara”.

“Pavarësisht nismave te tilla qe nuk përkojnë as me praktikat e mira ne jemi të vullnetshëm të bashkëpunojmë me institucionet dhe të kontribuojmë profesionalisht për të ruajtur dhe mbrojtur interesin e përgjithshëm të qytetarëve për aspektet e shfrytëzimit te automjeteve”, thuhet në reagim.

Të ngjashme