Qalaj në BIK: Deri tani nuk ka pasur asnjë incident, Policia dhe populli festojnë bashkë

Prishtinë | 11 Gus 2019 | 09:25 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës (PK), Rashit Qalaj, ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK) për të uruar qytetarët e Kosovës për festën e Kurban Bajramit, raporton Ekonomia Online.

Qalaj ka uruar besimtarët për festën e Kurban Bajramit duke theksuar se deri tani nuk ka pasur asnjë incident dhe se ata janë të mobilizuar, por që merita që nuk është shënuar asnjë incident i shkon qytetarëve.

“Më lejoni tu uroj të gjithë shqiptarëve Kurban Bajramin. Vizita këtu është ndër të parat, duke kujtuar që ne jemi në shërbim të qytetarëve, ne sot kemi pas aktivitete policore dhe deri tani nuk kemi asnjë incident dhe kjo meritë i shkon popullit urojmë që edhe ditët në vazhdim të shkojmë kështu, gjithmonë duke thënë se policia dhe populli festojnë bashkë”, tha Qalaj.

Të ngjashme