Qalaj: Po kujtojmë veprën e heroit Enver Zymberi, shembull se si duhet t’i shërbejmë popullit

Prishtinë | 26 Kor 2019 | 10:58 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Policia e Kosovës në 8- vjetorin e rënies së heroit të Kosovës, Enver Zymberi, ka vendosur kurora te lapidari i heroit, raporton Ekonomia Online.

Homazhe para lapidarit të heroit Enver Zymberi ka bërë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Rashit Qalaj dhe divizionet e drejtoritë në kuadër të policisë.

Qalaj tha se duhet punuar sa më shumë në mënyrë që të ofrohen shërbime sa më të mira ndaj popullit të Kosovës.

“Sot është një ditë e veçantë për Policinë e Kosovës meqenëse ne po e përkujtojmë veprën e heroit të Kosovës kolegut tonë Enver Zymberit.  Përkujtimi ndaj kolegut është shumë i rëndësishëm për Policinë e Kosovës meqenëse ne duhet ta shfrytëzojmë këtë moment të reflektojmë dhe të punojmë sa ma shumë dhe të ofrojmë shërbime sa më të mira ndaj popullit të Kosovës në mënyrë që Policia e Kosovës të shërbej për secilin individ në këtë vend dhe secilin që kalon nëpër këtë vend në bashkëpunim me partnerët strategjik të Policisë së Kosovë që të ketë sa më pak krim”, tha Qalaj.

Qalaj nuk ka dashur të komentoj mosprezencën e liderëve të vendit në nderim të rënies së heroit të Kosovës, Enver Zymberi.  Ai falënderoi mediet që po e përcjellin Policinë e Kosovës në aktivitetet e tyre.

Zymberi ishte polic i Njësisë Speciale të Forcave Policore të Kosovës që nga viti 2002.

Ai u vra me 26 korrik 2011 në Leposaviq, afër pikës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

Enver Zymberi u qëllua gjatë aksionit për të shtrirë kontrollin e Kosovës në pjesën veriore të vendit.

Të ngjashme