Që nga mëngjesi Lipjani pa ujë shkaku i ndërprerjes së rrymës

Lipjanë | 18 Tet 2020 | 15:48 | Nga Ekonomia Online

Që nga orët e hershme të mëngjesit të së dielës, qytetarët e komunës së Lipjanit po përballen me mungesë të energjisë elektrike, ndërkaq si pasojë e kësaj është ndërprerë edhe furnizimi i ujit të pijshëm.

Ilmi Bublica, drejtor i kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” në Lipjan, ka thënë për KOHËN se furnizimi i ujit është ndërprerë shkaku i mungesës së energjisë elektrike te stacioni i pompimit.

“Kemi biseduar me KEDS-in, ata e kanë ndërprerë rrymën për shkak të disa punimeve të tyre në terren. Mungesa e rrymës ka paraqitur ndërprerje edhe të furnizimit të ujit. Ndërkohë për dy orë gjatë ditës kemi punuar me gjeneratorë, mirëpo po presim që së shpejti të kemi furnizim të rrymës në mënyrë që qytetarët të kenë edhe furnizim të ujit prej sistemit të pompimit”, ka thënë Bublica.

KOHA ka provuar të marrë edhe një deklaratë nga zyra për informim e KEDS-it, mirëpo gjatë së dielës kontakti ka qenë i pamundur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme