Që nga paslufta, 117 persona vdiqën nga minat

Prishtinë | 05 Pri 2018 | 15:23 | Nga

Që nga viti 1999 në Kosovë janë pastruar 51,216, 184 metra katrorë dhe janë asgjësuar 88,895 mina dhe mjete eksplozive të pashpërthyera. Nga minat dhe mjetet tjera të pashpërthyera kanë humbur jetën 117 qytetarë si dhe kanë marrë lëndime të rënda 463 veta.

Kështu u tha me rastin e Shënimit të Ditës Ndërkombëtare të vetëdijesimit të rrezikut nga minat dhe mjetet e tjera të pashpërthyera. Në shënimin e kësaj dite morën pjesë shkolla ndërkombëtare e eliminimit të mjeteve të pashpërthyera (EOD) në Kosovë, MAT Kosova, HALO Trust dhe NPA. Shënimi i kësaj dite u organizua dje në Pejë.D

Drejtori i Qendrës Koordinuese për Deminim në MFSK, Ahmet Sallova, theksoi rrezikun e vazhdueshëm që ekziston nga minat dhe mjetet tjera të pashpërthyera në nivelin global dhe Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme