Qelaj: ZRrE duhet të kthejë vendimin në pikën zero

Prishtinë | 23 Maj 2022 | 19:17 | Nga Ekonomia Online

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, vlerëson për Info Magazine, se vendimi i ZRrE-së, ka elemente të diskriminimit dhe trajtimit të pabarabartë ndaj konsumatorëve, pasi nga shtrenjtimi nuk preken njëjtë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

”Në fakt prej kohës kur është marrë vendimi, e kemi analizuar, me shumë kujdes, vendimin nga krejt aspektet që kanë të bëjnë me respektimin e të drejtave të njeriut”.

”Në këtë drejtim deri më tash, kemi kërkuar informacione shtesë, duke e krahasu vendimin e ZRrE-së me vendimin e praktikave të vendeve europiane por edhe të botës”.

”Nga këto gjetje, ka rezultu se vendimi i ZRrE-së, është i përfshirë me shkelje ligjore të natyrës së tillë që për ne paraqet shkelje serioze të të drejtave të njeriut”, shprehet ai.

Detaje shtesë nga materiali më i zgjeruar:

Kujtojmë që Avokati i Popullit publikoi sot opinionin ex-officio lidhur me vlerësimin e strukturës së re tarifore në Kosovë që trajton ligjshmërinë dhe mbi të gjitha elementet e të drejtave të njeriut që mund të jenë shkelur me vendimin ZRRE-së për përcaktimin e strukturës tarifore.

Të ngjashme