Qemal Minxhozi takon kryetarin e Prizrenit Shaqir Totaj

Prishtinë | 23 Shk 2022 | 15:12 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i Shqipërisë, z. Qemal Minxhozi takon kryetarin e komunës së Prizrenit, z. Shaqir Totaj.

Ambasadori i Shqipërisë, z. Qemal Minxhozi ka vizituar sot Komunën e Prizrenit.

Kryetari, Totaj ka shprehur kënaqësinë e veçantë nga vizita e , Shkëlqësisë së tij, Ambasadorin e Shqipërisë, Z. Qemal Minxhozi.

Totaj është shprehur se marrëdhëniet me Shqipërinë janë të veçanta dhe thellimi i marrëdhënieve vëllazërore dhe bashkëpunimi me Shqipërinë, do të jetë prioritet i tij.

Në këtë takim është biseduar për bashkëpunim mes Ambasadës dhe Prizrenit, poashtu për bashkëpunimeve ndërkomunale me Komunat e Shqipërisë.

Gjithashtu në takim është biseduar për inicimin e bashkëpunimeve të mundshme në sektorin e turizmit, kulturës dhe zhvillimit ekonomik. Totaj në konferencën e mbajtur pas takimit ka thënë se afërsia gjeografike e Prizrenit me Shqipërinë, bën që bashkëpunimet në sektorët e lartëcekur janë të domosdoshëm dhe mundësojnë shkëmbime të vazhdueshme ekonomike dhe sociale mes Prizrenit dhe komunave të Shqipërisë, duke mundësuar zhvillimin e përbashkët të Komunës së Prizrenit dhe Komunave të Shqipërisë.


Të ngjashme