Qendra e Mjekësisë Sportive: Shtatë pacientë me Coronavirus në gjendje kritike

Prishtinë | 14 Kor 2020 | 08:04 | Nga Ekonomia Online

Në njësinë intensive të Qendrës së Mjekësisë Sportive janë duke u trajtuar 20 pacientë, për shkak të gjendjes së tyre shumë të rënduar nga Coronavirusi.

Në këtë njësi sportive kujdestarojnë katër anesteziologë, për përkrahje respiratore

Infektologu Gazmend Spahia ka dhënë detaje se si funksionon stafi i kësaj qendre për të trajtuar pacientët me Covid-19-të.

”Meqë jemi njësi intensive, të gjithë pacientët janë në gjendje të rëndë, por kemi shtatë pacientë në gjendje kritike”.

Cila është mosha e pacientëve me gjendje kritike?

”Këtu kemi pacientë diku mbi 50% mbi moshën 60 vjeçare dhe 80 vjeçare por kemi fatkeqësisht kemi edhe pacientë të ri deri në moshën 50 vjeçare – mosha më e re është 47 vjeç”, shprehet Spahia për KlanKosova.

Ai thotë se në këtë njësi intensive kanë 23 shtretër të pajisur me ventilatorë dhe vende të lira aktualisht ka edhe për vetëm tre pacientë.

Nëse ka të tjera raste, infektologu Gazmend Spahia thotë se do të hyn në funksion njësitë tjera të planifikuara.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme