Qendra e Studentëve fillon punimet në kampusin e konvikteve

Prishtinë | 18 Qer 2020 | 13:40 | Nga Ekonomia Online

Qendra e Studentëve në kuadër të planifikimeve për investime në vitin 2020 në përmirësimin e cilësisë së jetës së studentëve, ka filluar punimet në të gjitha hapësirat e jashtme dhe të brendshme në kampusin e konvikteve.

Sipas njoftimit nga QS-ja në konviktin numër 5 ka filluar gëlqerosja në të gjitha hapësirat e brendshme, rregullimi i mureve, ndriçimi, rregullimi dhe mirëmbajtja e nyjeve sanitare.

Po ashtu ne konviktin numër 2 ka filluar rregullimi i të gjitha banjove dhe nyjeve sanitare. Gjatë këtij viti Qendra e Studentëve do të vazhdoj edhe me projekte të tjera.

Fotografia e Qendra e Studenteve-Prishtine
Fotografia e Qendra e Studenteve-Prishtine
Fotografia e Qendra e Studenteve-Prishtine

Të ngjashme