Qendra e Studentëve vazhdon punimet dhe renovimet nëpër objektet e konvikteve

Prishtinë | 11 Gus 2020 | 14:25 | Nga Ekonomia Online

Qendra e Studentëve, në Prishtinë është duke vazhduar punimet dhe renovimet nëpër objektet e konviktet.

Në konviktiet nr II dhe IV janë duke vazhduar renovimet e banjove dhe nyjeve sanitare, thuhet në njoftim.

Postimi i plotë:

Në bazë të planifikimeve për këtë vit, Qendra e Studentëve është duke vazhduar me punimet dhe renovimet nëpër objektet e konvikteve.
Në konviktiet nr II dhe IV janë duke vazhduar renovimet e banjove dhe nyjeve sanitare. Gjithashtu në përfundim e sipër është ngjyrosja e të gjitha hapësirave të brendshme në konviktin nr V.
Qendra e Studentëve ka filluar të bëjë edhe pastrimin e dyshekeve në të gjitha dhomat e konvikteve.
Në vazhdimësi QS-ja po punon në përmirësimin dhe ofrimin e kushteve për një ambient sa më të pastërt e të rehatshëm për studentët banues.

Image may contain: 1 person, sitting and indoor
Image may contain: table and indoor

Të ngjashme