Qendra Historike e Prizrenit s’mund të menaxhohet pa plan konkret

Prizren | 14 Qer 2017 | 11:10 | Nga

Takimi i parë konsultativ për hartimin e Planit të Menaxhimit të Qendrës Historike të Prizrenit është mbajtur të martën në Prizren në formë punëtorie.

Në këtë organizim, të martën dhe në dy ditët në vijim, do të ketë diskutime me grupet e interesit me të drejta, detyrime dhe interes në fushat e mbrojtjes, ruajtjes, promovimit dhe shfrytëzimin socio-ekonomik të Qendrës Historike, përfshirë edhe grupet e prekura shoqërore, si gratë, të rinjtë, artistë dhe përfaqësues të biznesit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Plani i menaxhimit për Qendrën Historike të Prizrenit është vlerësuar si nevojë emergjente për këtë zonë të mbrojtur. Por ai nuk pritet të jetë gati deri në vitin që vjen.

Sipas organizatorëve të këtij takimi, qëllimi i këtij aktiviteti është njoftimi i grupeve të prekura me procesin e përgatitjes së Planit të Menaxhimit për Qendrën Historike të Prizrenit, si dhe ofrimi i platformës për diskutim në këtë drejtim

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme