Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Suharekë ka nisur përditësimin e listës së përdorusëve të insulinave

Prishtinë | 22 Qer 2021 | 09:01 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Suharekës ka njoftuar të gjithë pacientët insulinvartës se nga dita e djeshme e edhe sot duhet të lajmrohen në Barnatoren Qëndrore të QKMF-së në Suaharekë, për të bërë përditësimin e listës së përdorueseve të insulinave.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj përmes një postimi në Facebook.

Njoftimi i plotë:

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare njofton të gjithë pacientet Insulinvartës-përdorues të Insulinave, që sot datë 21 dhe neser datë 22.06.2021 të lajmrohen në Barnatoren Qëndrore të QKMF-së në Suaharekë.
Kjo është për qëllim të përditësimit të listës së përdorusëve të insulinave në komunën tonë, pasi që Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar të bëhet planifikimi për 6 muajt e ardhshëm, në mënyrë që mos të ketë mungesa ose vonesa në furnizimin me Insulina.
Pra të gjithë përdoruesit e Insulinave duhet të lajmrohen në QKMF-Suharekë sot dhe neser, mosha madhore duhet të ketë me vete letërnjoftimin ndërsa fëmijët duhet të kenë me vete çertifikaten e lindjes.
Vemendje: Sot dhe neser bëhet regjistrimi që në të ardhmen mos të mbeteni pa Insulina.
Bali Muharremaj

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme