Qendrat mësimore rrezikojnë të mbyllen, MAShT-it i kërkohet shtyrja e implementimit të Udhëzimit Administrativ

Prishtinë | 03 Dhj 2019 | 11:29 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Organizatat e shoqërisë civile kanë protestuar sot para Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) duke kërkuar shtyrjen e implementimit të Udhëzimit Administrativ (19/2018) për regjistrimin dhe funksionalizimin e qendrave mësimore, raporton Ekonomia Online.

Amanda Toska nga “Zëri i romëve” tha se nëse ministria e Arsimit  dhe ministri nuk i përmbushë obligimet përmes këtij udhëzimi administrativ që të financohen këto qendra ato rrezikojnë të mbyllen.

“Qëllimi i kësaj iniciative avokuese është që t’ia rikujtojmë MAShT-it sfidat me të cilat mund të përballën fëmijët e komunitetit RAE të cilët vijojnë mësimin shtesë për shkak të vonesave në zbatimin e udhëzimit administrativ me nr 19/2018 për funksionimin e qendrave mësimore të nënshkruar dhe miratuar nga MAShT-i me datë 7 dhjetorë 2018. Në këtë udhëzim thuhet se ministria do të hartoj një udhëzim praktik për qendrat e mësimit, i njëjti nen në paragrafin 3 sqaron se ministria do të shpërndajë udhëzuesin jo më vonë se 3 muaj që ky udhëzim hynë në fuqi. Ky udhëzim jo vetëm që nuk është shpërndarë brenda afatit të përcaktuar, por nuk është aprovuar nga ministri, kjo vonesë ka shkaktuar sfida si pamundësia për tu regjistruar qendrat e mësimit shtesë”, tha Toska, raporton EO.

Muhamet Arifi nga organizata “Ballkan Sun Flowers”, tha se qendrat mësimore rrezikojnë të mbyllen nëse nuk u jepen fondet prej 500 mijë euro të miratuara nga Parlamenti i Kosovës në fillim të këtij viti.

Ai i bënë përgjegjës Ministrinë e Arsimit dhe atë të Financave për moskoordinim dhe neglizhencë në ndarjen e këtyre fondeve.

“Parlamenti i Kosovës në fillim të vitit 2019 ka aprovuar 500 mijë euro për financimin e qendrave mësimore, në gusht kemi kuptuar se këto mjete janë aplikuar si mjete për investime kapitale në vijën e gabueshme për ne dhe nuk mund të shfrytëzohen për aktivitete të qendrave mësimore, kjo ka ndodhur për shkak të neglizhencës dhe mos koordinimit të organeve përgjegjëse Ministrisë së arsimit dhe asaj të Financave, shumica e këtyre aktiviteteve të qendrave nuk do të kenë mjete financiare duke filluar nga shtatori dhe qendrat rrezikojnë të mbyllen”.

“Qe nga viti 2007 janë mbi 50 qendra mësimore në tërë Kosovën disa prej tyre funksionojnë brenda shkollës disa në qendra komunitare e disa në lokacione të marra me qira, me mijëra fëmijë të komunitetit RAE, por edhe fëmijë shqiptarë përfitojnë nga aktivitete që aplikohen në qendrat mësimore. Disa faktorë kanë kontribuar në financimin e mangët në nivelin qendror dhe lokal, mungesa e vullnetit politikë mungesa e resurseve njerëzore mungesa e mjeteve financiare në nivel qendrorë, donatorët janë tërhequr ose kanë ndërruar orientimin e fushëveprimit dhe për këtë shkak ka mungesë të fondeve për financimin e qendrave mësimore”.

Të ngjashme