Qendrat tregtare do të obligohen të punojnë me këtë orar

Prishtinë | 13 Kor 2020 | 10:55 | Nga Ekonomia Online

Pas pak orësh pritet të mbahet mbledhja e radhës e Qeverisë Hoti, ku do të marr vendime për masat e reja për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Në këtë mbledhje, qeveria do t’i obligojë qendrat tregtare në Kosovë të punojnë me orarin 05:00-21:00, raporton sinjali.

Me këtë orar, qendrat tregtare obligohen t’i përmbahen manualit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Obligohen të gjitha qendrat tregtare në territorin e Republikës së Kosovës të ushtrojnë veprimtaritë tregtare prej orës 05:00 të mëngjesit deri në orën 21:00, duke zbatuar në përpikëri kushtet sipas Manualit për mbrojtje nga COVID-19, e mbi të gjitha mbajtjen e detyruar të maskave dhe krijimin e kushteve për distancë fizike të konsumatorëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme