Qëndrim Aliu niset për shërim në Turqi, ky është mesazhi emocionues i motrës së tij

Prishtinë | 08 Maj 2018 | 13:29 | Nga

I riu nga Vushtrria, Qendrim Aliu më në fund është nisur për shërim në Turqi.

Qendrimi i cili po vuante nga një lloj kanceri në fytyr, është nisur për shërim në Turqi gjatë ditës së djeshme pas mbledhjes së fondeve të nevojshme për shërimin e tij.

Pas nisjes së tij, ka qenë motra e tij Qëndresa e cila ka prekur të gjithë me mesazhin e saj.

“Shpirti i motres t vet, drita e syve tmi.Udha e mbarë për Turqi, Allahu ti lehtsoft dhimbjet e u sherofsh sa ma shpejt me nje sherim pas t’cilit ska smundje. Me ndihmen e Allahut çdo gjë kalohet. Tdon Esa shumë♥ “ ka shkruar ajo.

Ndryshe, për shërimin e Qëndrimit janë nevojitur një shumë e madhe parash që familja e tij nuk kishte mundësi, por ato u siguruan pas një aksioni humanitar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme