Qëndron Kastrati ngushëllon për vdekjen e pesë anëtarëve të familjes Basha nga Covid-19

Prishtinë | 11 Dhj 2020 | 20:14 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati ka shprehur dhimbjen e tij pas lajmit se pesë anëtarë të familjes Basha nga Kamenica kanë vdekur si pasojë e infektimit me Covid-19.

“Sapo mora lajmin që edhe anëtari i pestë i një familje nga Kamenica, ka ndërruar jetë si pasojë e #COVID19. Është tejet e dhimbshme për të gjithë ne:, ka shkruar ai.

Kastrati ka thënë se numri i personave që nuk arritën ta fitojnë betejën me coronavirus ka arritur në 31.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme