Qentë endacakë kafshojnë nxënësin nga Prishtina, dërgohet në Emergjncë

Prishtinë | 09 Tet 2020 | 12:57 | Nga Ekonomia Online

Një nxënës i klasës së pestë të shkollës “Ismail Qemaili” në Prishtinë është sulmuar pak minuta më parë nga qentë endacak.

Një lexues i Gazetës Express ka bërë të ditur se e ka lajmëruar menjëherë emergjencën që pastaj ka dalë në vend të ngjarjes.

Fëmija sipas këtij dëshmitari ka vazhduar për trajtim në emergjencë.

Kujtojmë se ditët e fundit janë shtuar rastet e sulmeve nga qentë endacak, sidomos në kryeqytet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme