Qentë sulmojnë një grup nxënësish në Çagllavicë

Prishtinë | 21 Jan 2021 | 20:38 | Nga Ekonomia Online

Një tufë qensh, ishte goxha e rrëmbyer dhe agresive paraditen e së enjtes.

Ata sulmuan një grup nxënësish që po ktheheshin nga shkolla në shtëpitë e tyre në lagjen Çagllavica 2 në Prishtinë, njofton Klan Kosova.

Kur dëgjuan britmat e fëmijëve dhe të lehurat e qenve, prindërit thanë se dolën zbathur nga shtëpitë.

E kjo nuk është hera e parë që të vegjlit bëhen cak i sulmeve të këtyre kafshëve.

Drejtoresha e Shërbimeve Publike, në komunën e Prishtinës, Medina Braha, tha se do ta paraqesë menjëherë rastin tek kompania që merret me trajtimin e tyre pasi ti kenë kapur nga vendet në të cilat qentë rinë e enden.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme