Qeriqi: Haradinaj shpejt do ta kalojë këtë padrejtësi

Prishtinë | 09 Shk 2017 | 17:17 | Nga

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Luftëtarëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, ka reaguar pas shtyrjes së vendimit nga gjykata franceze për liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj deri më 2 mars.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook, ai ka theksuar se hradinaj do ta kalojë shpejt këtë pengesë dhe padrejtësi.

”Ke qenë,je dhe do të mbetesh legjendë. Ke kaluar sfida edhe më të rënda,do ta kalosh shpejt edhe këtë pengesë dhe këtë padrejtësi, që po të bëhet nga drejtësia franceze”.

“Jemi krenarë me ju,për kontributin e madh që ke dhënë për liri. Respekt Gjeneral”, ka shkruar Qeriqi në llogarinë e tij në Facebook.

Image may contain: 4 people, outdoor

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme