Qeveria e Kosovës të ngre padi kundër Serbisë

Prishtinë | 24 Shk 2017 | 14:05 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Asociacioni i Kriminologëve dhe Kriminalistëve të Kosovës, mbajti tryezën shkencore për krimet kundër njerëzimit të sanksionuara me të drejtën ndërkombëtare penale për vitet 1998-1999.

Me këtë rast, profesor Muhamet Kelmendi tha se në vitin 98-99 është kryer një dhunë dhe terror, ajo ka qenë dhunë e egër e cila i është bërë Kosovës.

Ai kërkoi nga Qeveria të ngrit padi kundër gjenocidit të Serbisë të ushtruar mbi popullin shqiptar të Kosovës.

“14 mijë persona të vrarë dhe askush nuk është burgosur. Ne kërkojmë që qeveria e Kosovës të ngrit padi kundër gjenocidit të Serbisë. Serbia ka bërë vrasje makabre duke vrarë fëmijë bebe, duke dhunuar gra. Kurse shteti i Serbisë vazhdon të udhëhiqet nga politikanë dhe politika fashiste. Kurse Ramush Haradinaj është burgosur e vazhdon të jetë në Francë pa ndonjë faj të mundshëm”, ka thënë Kelmendi .

Ndërsa, profesor Zejnullah Gruda tha se ndalimi i liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, është shumë e padrejtë, pasi që ai i ka kryer obligimet ndaj instancës më të lartë duke mbrojtur shtetin e tij.

“Serbia ka bërë mjaft krime dhe vazhdon të na bëjë fletarreste siç është ndalimi i Ramush Haradinaj i cili është krejtësisht i padrejtë, pasi që ai i ka kryer obligimet për mbrojtje të shtetit dhe nuk ka bërë asnjë krim. E dyta është presioni për të ratifikuar marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi, dhe e treta ky themelimi për të vërtetën dhe pajtimin, këto komisione kryesisht janë bërë për Afrikën Jugore ku aty nuk janë mundur të kuptohen. Para drejtësisë nuk duhet të dalin viktimat por bërësit e krimeve.

“Nikoliq dhe Daçiq janë udhëheqës të shtetit të cilët kanë kryer krimet më të rënda në Ballkan”, ka thënë profesor Gruda.

Para të pranishmëve u transmetua edhe një film i metrazhit të shkurtër me titullin, “Gjenocidi Serb, atak mbi një popull me kulturë të lashtë”.

Në këtë film u panë pamjet të vrasjeve të familjeve shqiptare të cilat ishin kryer gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Të ngjashme