Qeveria Franceze vizituan Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”

Prishtinë | 15 Jan 2019 | 15:16 | Nga Ekonomia Online

Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit ”Prishtina” sh.a. gjatë ditës së sotme e vizituan një delegacion i gjerë i Thesarit nga Qeveria Franceze.

Në takimin që u mbajt sot në drejtorinë e KRU “Prishtina” morën pjesë kryeshefi ekzekutiv Ilir Abdullahu dhe stafi menaxherial ndërsa nga Pala Franceze të pranishëm ishin, Bruno Rakjedian / Kryesues i Njësisë nga Sekretariati Gjeneral, Florence Dobelle / Kryesuese e Zyrës Rajonale të Thesarit Francez, Fabien Mainguy/ Lider i Ekipës për Ujë dhe Kanalizime nga Agjencioni Francez për Zhvillim, Joseph Giustiniani / Atashe për Bashkëpunim nga Ambasada Franceze në Republikën e Kosovës dhe përfaqësues të tjerë francez.

Tema e kësaj tryeze të rrumbullakët ishte Imianti për Trajtimin e Ujërave të Zeza për qytetin e Prishtinës, Fushë Kosovës dhe Obiliqit.

Me theks të veqantë u diskutua roli dhe kontributi i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit,,Prishtina,, drejtë fazave fillestare për implementimin e këtij projekti gjigant, si çështjet teknike që kanë të bëjnë me realizimin e këtij projekti me sa më pak pengesa gjatë rrugëtimit, shpronësimet, shpenzimet operative, kolektorët kryesorë, çështjet financiare, mundësia e kyçjeve të banimeve të reja për shkak të zhvillimeve të mëdha kohëve të fundit.

KRU ,,Prishtina,, sh.a. do të luajë një rol mjaft të rëndësishëm në implementimin e këtij projekti pasi që do të menaxhon me të dhe se, Njësia Implementuese e Projektit do të vendoset në këtë kompani.

Ilir Abdullahu kryeshef ekzekutiv dhe njëherësh edhe pjesë e Komitetit Drejtues të këtij projekti tha se, ky është një ndër projektet më të rëndësishme për vendin dhe konsumatorët e KRU,,Prishtina,, dhe me doemos duhet realizuar sa më mirë dhe në kohë.

Të ngjashme