Qeveria Kurti emëroi anëtar bordi njeriun me masa disiplinore

Prishtinë | 10 Pri 2020 | 17:57 | Nga Ekonomia Online

I emëruari i Qeverisë Kurti në bordin e Postës së Kosovës, Kujtim Shala, ka pasur problem me punën e tij gjatë kohës kur ishte pjesë e s stafit të IT-së në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

KALLXO.com ka arritur të sigurojë informacione se Shala ishte ndëshkuar në procedurë disiplinore pasi komisioni disiplinor kishte konstatuar parregullsi në punën e tij. Kjo e kaluar nuk është paraqitur në CV-në e Shalës kur emri i tij është dorëzuar në qeveri.

Në dosjen e tij në ministri figuron se Shala ishte pezulluar nga puna për dy muaj e më pas paga e tij ishte zvogëluar për 3 muaj pasi komisioni kishte konstatuar shkelje gjatë punës.

Ndërkohë me arsyetimin për keqpërdorim Qeveria Kurti, ka shkarkuar Bordin e KUR ‘Prishtina”, Postës, Infrakos, Trainkos.

Të ngjashme